Lajmet e fundit
Më 2 nëntor publikohet thirrja për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese
E Marte, 31.10.2017
Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për emërim të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit, vendosi të publikohet thirrja/ftesa për zgjedhjen e një anëtari për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, pozitë kjo e lirë.
Komisioni ngarkoi administratën e Kuvendit që të marrë veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes.
Publikimi do të bëhet më 2 nëntor 2017 dhe do të qëndrojë i hapur 20 ditë.