Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Hënë, 30.10.2017
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga Igor Simiç, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi një pikë të vetme të rendit të ditës e ajo ishte: shqyrtimi i P/ligjit nr.06/L-002 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.05/L-125 për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, ata të ambasadës së Zvicrrës në Prishtinë, si dhe përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së kryetarit të Republikës së Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit, pa diskutime, miratuan P/ligjin nr.06/L-002 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.05/L-125 për buxhetin e Republikës së Kosovës.