Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet
E Hënë, 30.10.2017
Shqyrtimi i Raportit me amendamente të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, ishte temë mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar.
Anëtarët e komisionit, pasi shqyrtuan amendamentet (20 sosh), i përkrahën ato dhe vendosën që harmonizimi i tabelave të buxhetit të bëhet në pjesën përkatëse të Projektligjit.
Komisioni, po ashtu vlerësoi se amendamentet janë të harmonizuara edhe me qëndrimin e Ministrisë së Financave, gjë që e pohoi edhe ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza.