Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet

E Premte, 27.10.2017




Komisioni për Buxhet dhe Financa, kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji ishte i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza, i cili sipas kërkesave dhe interesimit të anëtarëve të komisionit dha shpjegimet e nevojshme lidhur me projektligjin.

Anëtarët e Komisionit, ndërkaq, pas shqyrtimit të amendamenteve vlerësuan se ato duhet përkrahur, por, megjithatë, për vendimin përfundimtarë lidhur me to, ata vendosën që të takohen edhe një herë (të hënën) në një mbledhje tjetër të Komisionit.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet