Lajmet e fundit

U mbajt takim pune midis administratës së Kuvendit dhe organizatave partnere

E Mërkure, 25.10.2017




Sot, në mjediset e Kuvendit, është zhvilluar takim pune midis drejtuesve të administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe organizatave partnere, në të cilin është diskutuar lidhur me planet dhe projektet që parashihet të realizohen gjatë vitin e ardhshëm në Kuvend.

Takimin e drejtoi sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili në fjalën e tij hyrëse dha një pasqyrë të zhvillimit të administratës, arritjeve të saj, por edhe sfidave, nevoja dhe kërkesave.

Në funksion të ngritjes së kapaciteteve të brendshme institucionale të Kuvendit, sekretari Krasniqi shtroi nevojën e hartimit të një programi të përbashkët.

"Nëpërmjet përkrahjes suaj, ka arritje në hartimin e dokumenteve dhe planifikimeve strategjike sipas sektorëve, si dhe përmirësim të performancës dhe shërbimeve profesionale. Por, po ashtu kemi edhe çështje të tjera të cilat shtrojnë nevojën për një prezencë më të madhe të komunitetit ndërkombetar", vlerësoi sekretari Krasniqi.

Duke theksuar domosdoshmërinë për koordinim midis partnerëve dhe administratës të Kuvendit, Krasniqi vuri në pah qëndrueshmërinë e stafit brenda administratës, por, sipas tij, nevojat për një rishikim të detyrave dhe përgjegjësive të stafit mbesin shumë të nevojshme.

Sekretari Krasniqi e konsideroi të domosdoshme edhe trajnimin e stafit të Kuvendit lidhur me procesin e integrimit evropian.

Përfaqësues të organizatave partnere të Kuvendit, nga ana e tyre, prezantuan projektet e tyre të deritashme mbështetëse për Kuvendit, por edhe ato të cilat planifikohen të realizohen në të ardhmen.

Këto projekte, sipas tyre, lidhen drejtpërdrejt me ngritjen e kapaciteteve të administratës, të grupeve parlamentare, kapaciteteve individuale të deputetëve etj.

Në vazhdim të takimit, Shqipe Krasniqi, përgjegjëse e Kuvendit për koordinim me donatorët, prezantoi planin strategjik - vjetor të Kuvendit dhe procesin e realizimit të projekteve të përbashkëta me donatorët.

Drejtorët e drejtorive të Kuvendit, ndërkaq, dhanë rekomandimete e tyre përkitazi me planet dhe projektet brenda Kuvendit, si: hartimi i një programi të përbashkët vjetor të koordinimit me donatorët, krijimi i databazës së donatorëve, hartimi i kërkesave specifike për nevojat e zhvillimit të kapaciteteve të stafit të drejtorive etj.

U mbajt takim pune midis administratës së Kuvendit dhe organizatave partnereU mbajt takim pune midis administratës së Kuvendit dhe organizatave partnereU mbajt takim pune midis administratës së Kuvendit dhe organizatave partnere