Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike
E Marte, 24.10.2017
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në mbledhjen e sotme të radhës, të cilën e ka kryesuar deputetja Vjosa Osmani-Sadriu, kryetare e Komisionit.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e KDI-së.
Në këtë takim u diskutua për formimin e grupeve të miqësisë, kryetarja e Komisionit zonja Osmani - Sadriu theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjer më tani ka themeluar 46 grupe të miqësisë dhe se në të ardhmen duhet formuar edhe disa grupe miqësie me vendet e të gjitha kontinenteve. Gjatë mbledhjes kryetarja Osmani - Sadriu i dha disa propozime për formimin e grupeve të reja të miqësisë e që në mbledhjen e ardhshme të Komisionit do të shqyrtohen dhe miratohen.
Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos që për mbledhjen e ardhshme të Komisionit të ftohet ministri për punë të jashtme, Behxhet Pacolli ku Komisionit do ti jep me tepër informata në lidhje me demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe në lidhje me tërheqjen e kërkesave për anëtarësi në INTERPOL dhe UNESKO.
Mu në fund të takimit Komisioni e formoi grupin punues prej 5 anëtarësh i cili do të punojë në hartimin e Planit të Punës për Zhvillimin e Diplomacisë Parlamentare.