Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 24.10.2017




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, ka shqyrtuar raportin vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Pronës, për vitin 2016, që u prezantua nga Florike Kika, u.d zëvendësdrejtore në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP).


Gjatë prezantimit të këtij raport, znj. Kika ka folur edhe për mandatin e AKKVP-së, rolin dhe përgjegjësinë që ka kjo agjenci në krahasimin dhe verifikimin e regjistravekadastrale, bazuar në marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Gjatë shqyrtimit të këtij raporti, disa nga anëtarët eKomisionit (nga radhët e opozitës) shfaqën kritika lidhur me fushëveprimin e kësaj agjencie, me theks të veçantë për çështjen e kopjeve të librave kadastralë, në vend të dokumenteve kadastrale orgjinale, si dhe për inkuadrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në bordin e kësaj agjencie, duke sqaruar qëndrimin e tyre kundër këtij raporti.


Pas një diskutimi të gjerë rreth këtij raporti, Komisioni me shumicë votash përkrahu atë për procedim në seancë plenare.
Në këtë mbledhje, u përkrah dhe u procedua për shqyrtim në parim në seancë plenare Projektligji për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Legjislacioni