Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 24.10.2017
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare e këtij komisioni, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën miratoi Planin e Punës për këtë vit kalendarik.
Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu po ashtu edhe nismën legjislative nga përbërja e kaluar e Kuvendit, të Ligjit për miniera dhe minerale.
Lidhur me këtë, Komisioni formoi edhe grupin punues për hartimin e këtij Ligji. Është shtyrë për mbledhjen e radhës ndërkaq, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016.