Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Hënë, 23.10.2017




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, kryesuar nga kryetari Daut Haradinaj, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Duke prezantuar planin legjislativ dhe objektivat e ministrisë që ai drejton, ministri Rikallo tha se Ministrinë e Bujqësisë e ka gjetur në gjendje të mirë, ndërkaq u zotua se do të fokusohet më shumë në fuqizimin e ndikimit të saj në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai tha se ministria i ka të përgatitura katër ligje, të cilat, sipas tij, së shpejti do të procedohen në Kuvend.

Ministri Rikallo shtoi se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë i fokusuar kryesisht në zhvillimin ekonomik, përkatësisht në subvencione, prodhimin primar bujqësor dhe prodhimet që janë shumë të rëndësishme për sektorin e bujqësisë.

Në vijim ai bëri të ditur se ministria që ai drejton do të jetë transparente, duke bërë çdo gjë publike, në mënyrë që të kenë qasje të gjithë qytetarët.

Anëtarët e komisionit shtruan pyetje në adresë të ministrit lidhur me ankesat e vreshtarëve dhe fermerëve.

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...