Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Marte, 17.10.2017




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i drejtuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, ka shqyrtuar sot Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017.

Projektligjin para komisionit e prezantoi ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili shkoqiti aspekte përmbajtësore të tij, duke arsyetuar njëkohësisht ndryshimet që janë paraparë në segmente të caktuara, veçanërisht në adresimin e pagesave për veteranët e luftës së UÇK-së.

Në vazhdim, anëtarë të komisionit dhanë vlerësime të ndryshme përkitazi me projektligjin, duke bërë edhe vërejtje dhe kërkuar sqarime nga ministri për një varg çështjesh.

Pas diskutimeve të deputetëve dhe sqarimeve të ministrit, komisioni vlerësoi se projektligji i përmbush kushtet e parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe i rekomandoi Kuvendit miratimin e tij në parim.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa