Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 17.10.2017




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, u shqyrtuan dhe u përkrahën dy raporte vjetore: Raporti vjetor i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2016 (që u prezantua nga drejtori i AKK-së, Sokol Havolli), si dhe Raporti vjetor i punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2016 (që u prezantua nga drejtori Ramadan Gashi).

Në vijim, Komisioni ka deleguar deputetin Bilall Sherifin, si përfaqësues të tij, për anëtar në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politik, ndërkaq ka formuar edhe grupin punues për Rregulloren e Kuvendit, si dhe grupin punues për mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Komisioni diskutoi edhe lidhur me Planin e Punës së Komisionit, për tremujorin e fundit të këtij viti, ndërkaq me plotësime shtesë Plani i Punës mori miratimin e anëtarëve të Komisionit.

Krejtësisht në fund, Komisioni u dakordua që të ftohet për raportim në Komision gjatë javës së ardhshme, ministri i Drejtësisë, Aberald Tahiri, lidhur me marrëveshjen e drejtësisë.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...