Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

E Marte, 17.10.2017




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare, ka diskutuar lidhur me planin e punës për sesionin vjeshtor.

Në mbledhje u njoftua lidhur me punën të cilën komisioni do ta ketë para vetes deri në fund të këtij viti, si në shqyrtimin e projektligjeve, ashtu edhe në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të miratuara.

Komisioni u dakordua që gjatë kësaj periudhe të monitorohet zbatimi i Ligjit për energjinë elektrike.

U bë e ditur po ashtu se gjatë këtij tremujori, do të ftohen për raportim ministrat e resorëve që bien në fushëveprimtarinë e komisionit, si dhe do të realizohen vizita në institucione të pavarura, të cilat po ashtu raportet e tyre të punës i paraqesin në këtë komision.

Komisioni i dha mbështetje në parim projektplanit të punës, ndërsa miratimi i tij pritet të bëhet në mbledhjen e radhës.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik