Lajmet e fundit
Nga mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 11.10.2017
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, mbajti sot mbledhjen e rregullt të kryesuar nga kryetari, Nait Hasani, në të cilën u debatua lidhur me planin e punës për vitin 2017. Anëtarët e komisionit u dakorduan që shqyrtimi i Raportit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2016, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2016, si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2016, të mbahen ndaras në mbledhjet e radhës. Komisioni po ashtu, vendosi që gjatë shqyrtimit të këtyre raporteve të pranishëm të jenë edhe përfaqësuesit e institucioneve përkatëse.