Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Marte, 10.10.2017




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Duda Balje, kryetare, mbajti mbledhjen e parë konstituive për legjislaturën VI.

Në këtë mbledhje konstituive, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Zyra e Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës dhe ata të UNICEF-it.

Në vazhdim u diskutua për fushëveprimin e Komisionit, si dhe përgatitjet për Planin e veprimit të Komisionit, kurse për punën e Komisionit, anëtarët premtuan se do të japin kontributin e tyre.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore Persona të Pagjetur dhe Peticione