Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet

E Marte, 10.10.2017




Komisioni për Buxhet dhe Financa, kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, mbajti sot mbledhjen e parë konstituive.

Kryetari i Komisionit, Abdixhiku, pasi foli për një gamë të gjerë çështjesh nga fusha e buxhetit dhe financave, e që bien në fushëveprimtarinë e komisionit, ai po ashtu nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunim të ndërsjellë për punë më të efektshme.

Anëtarët e komisionit nga ana e tyre, ndërkaq, u zotuan se do të punojnë me përkushtim dhe në mënyrë profesionale për të përmbushur objektivat e parashtruara.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet