Lajmet e fundit
Nga mbledhja e komisionit për Bujqësi...
E Hënë, 09.10.2017
Hapësinor, mbajti mbledhjen e parë të legjislaturës së gjashtë
Kryetari i komisionit Daut Haradinaj, në fillim të takimit i uroi anëtarët e komisionit në këtë legjislaturë, dhe kërkoi nga të gjithë angazhim të pa kursyer dhe bashkëpunim të ngushtë. Ai bëri apel tek të gjithë anëtarët që interesat partiake t'i lenë anash, ndërkaq në komision kërkoi që të këtë unifikim për të punuar në interes të qytetarëve të Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe për disa ligje të cilat kanë ngecur nga viti 2016, ligje te cilat kanë ardhur për shqyrtim këtë vit. Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit u zotuan për të punuar dhe vepruar në mënyrë profesionale dhe efikase në të gjitha ligjet dhe planet e punës që bien në fushëveprimtain e këtij komisioni