Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazisë Gjinore, Persona të Pegjetur dhe Peticione

E Mërkure, 08.11.2017




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazisë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të cilën e ka kryesuar, Duda Balje, kryetare, ka mbajtur mbledhjen e rregullt.

Në mbledhjen e sipër theksuar përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e UNMIK-ut, UNICEF-it, Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë si dhe përfaqësuesit OJÇ Qendra për Fuqizimin e Gruas.

Pika e parë e rendit të ditës ishte Draft plani i punës i Komisionit për vitin 2017. Pas një analize të hollësishme dhe diskutimeve me disa ndryshime dhe plotësime anëtarët e Komisionit njëzëri kanë miratuar Draft planin e punës i Komisionit për vitin 2017.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit gjithashtu pas shqyrtimit kanë miratuar edhe Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit për trajtimin e çështjeve të pa përfunduara nga legjislatura e kaluar, sipas Rregullores të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe kanë shqyrtuar dy peticione të qytetarëve.

Në fund të mbledhjes të sipër theksuar anëtarët e Komisionit janë takuar me përfaqësuesin e organizatës Qendra për Fuqizimin e Gruas.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazisë Gjinore, Persona të Pegjetur dhe Peticione