Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee

E Mërkure, 25.10.2017




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe E/uro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Në këtë takim është biseduar për punën e institucioneve të Kosovës në avancimin e shumë proceseve në vend, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi po vazhdon të kryejë obligimet kushtetuese dhe në të ardhmen do të intensifikojë punën e vet në shtyrjen përpara të shumë vendimeve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Ai falënderoi zotin Yee për fokusin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë treguar vazhdimisht për Kosovën.

Nga ana e tij, Zëvendësndihmës Sekretari Hoyt Brian Yee theksoi nevojën e përshpejtimit të agjendës evropiane për vendin dhe vlerësoi përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e detyrave që ka.

 

Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee