Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli kërkon njohjen nga Madagaskari
E Diel, 15.10.2017
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Senatit të Madagaskarit, z.Amido.
Kryeparlamentari Veseli e ka njoftuar atë me progresin e shënuar në vend që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova është një faktor stabiliteti në Ballkan.
Ai gjithashtu theksoi nevojën që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombetare.
Kryeparlamentari Veseli kërkoi nga zoti Amido që Madagaskari ta njoh pavarësinë e Kosovës, dhe që të dy vendet të thellojnë bashkëpunimin.
Nga ana e tij, z.Amido falenderoi kryetarin Veseli për pritjen. Ai vlerësoi progresin e bërë në Kosovë dhe shtoi se do të përcjellë kërkesën e Kosovës për njohje.