Vende të lira pune

SHPALLJE-Për angazhim të përkohshëm

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 12.4 (Ligji Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit publikon këtë :

SHPALLJE

Për emërim të përkohshëm:

Pozita: Asistent/e administrativ/e në zyrën e Sekretarit
Paga mujore : Ekuivalent me Gradën E/6
Kohëzgjatja: Emërim me kohë të caktuar (1.7.2015 -15.11.2015) - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"
Mbikëqyrësi: Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës


Detyrat dhe përgjegjësitë


Nën mbikëqyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, nëpunësi është përgjegjës për:
• Mbajtjen e agjendës së takimeve zyrtare, dhe përgatitjen e dokumenteve të punës dhe kërkesave administrative dhe procedurale të adresuara Sekretarit të Përgjithshëm;
• Menaxhimin e korrespodencës, mirëmbajtjen e dokumenteve, shënimeve dhe të regjistrave;
• Të njoftuar sekretarin për agjendën e takimeve të komisioneve parlamentare, Kryesisë dhe seancës plenare;
• Mbajtjen shënimeve të zyrës dhe dosjet e referimit për çështje të ndryshme;
• Kryerjen edhe të punëve tjera, lidhur me fushëveprimin e zyrës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit .


Kualifikimet dhe përvoja:


• Diplomë e nivelit baçelor në lëmin e juridikut;
• Përvojë profesionale së paku 1 (një) vit;,
• Njohuri të plotë të procedurave të administratës dhe sekretarisë së zyrës;
• Njohuri të punës me kompjuter si Word, DMS , dhe programe tjera.


Shkathtësitë:


- Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete të brendshme dhe të jashtme në fushën përkatëse të përgjegjësisë;
- Aftësi për të hartuar informatë, njoftime, ftesa, shkresa dhe korrespondencë tjetër,
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.

Afati për paraqitje është prej 19.6.2015, deri më 26.6.2015, deri në orën 16:00.