Vende të lira pune

KONKURS Për plotësimin e pozitës: Zyrtar teknik i kontrollit dhe mirëmbajtjes

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:
KONKURS

Për plotësimin e pozitës:

1. Pozita: Zyrtar teknik i kontrollit dhe mirëmbajtjes
Referenca : DSHT-01/4-15
Koeficienti : E-6
Angazhimi: Në kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të mirëmbajtjes elektro - makinerike - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari teknik i kontrollit dhe mirëmbajtjes është përgjegjës për:
• bashkërendimin e punëve me kontraktorët e pastrimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesës,
• dhënien dhe evidentimin e materialeve për mirëmbajtje e kontraktorëve të mirëmbajtjes,
• kontrollimin e pastrimit në tërë ndërtesën dhe hapësirat jashtë saj,
• përcjelljen e mirëmbajtjes së përditshme dhe kontrollimin e pajisjeve në ndërtesë,
• ndërmarrjen e masave të nevojshme për mënjanimin e menjëhershëm të prishjeve në pajisje,
• kontrollimin dhe koordinimin e punëve me kontraktorë,
• koordinimin e punëve në ndërtesë me kompanitë komunale,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet dhe përvoja
• Shkolla e mesme teknike,
• Përvojë profesionale së paku 2 vite.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhët zyrtare,
- njohuri të punës me kompjuter, si Word, DMS si dhe programet e tjera.
- aftësi për të hartuar informatë, njoftime, ftesa, shkresa dhe korrespondencë tjetër,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 24.4.2015, deri më 8.5.2015, deri në orën 16:00.