Vende të lira pune

Konkurs-Për zgjedhjen e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall

K O N K U R S

Për zgjedhjen e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim


Komisioni shqyrtues përbëhet nga kryesuesi i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, një anëtar i emëruar nga Zyra e Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim dhe një anëtar i emëruar nga ofruesi i shërbimeve, i cili ka parashtruar kërkesën për shqyrtim.


Mandati i Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim


Kryesuesi i Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim zgjidhet për mandat 3 (tre) vjeçar.


Përgjegjësitë dhe kompetencat e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim:


Kryesuesi i Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim është përgjegjës për:
1. Pranimin dhe regjistrimin e ankesave, ndaj vendimeve të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim;
2. Koordinimin dhe bashkëpunimin me anëtarët e tjerë të Komisionit shqyrtues;
3. Zbatimin e drejtë të procedurave të shqyrtimit të ankesave të parashikuara me ligje dhe akte nënligjore;
4. Analizimin, shqyrtimin dhe procedimin e ankesave.


Kandidati për Kryesues të Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim duhet t'i plotësojë këto kushte:


• të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• të ketë diplomë Universiteti 4 (katër) vjeçar ose master, drejtimi juridik;
• të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi 6 (gjashtë) muaj burgim;
• të ketë integritet të lartë moral;
• të ketë së paku 3 (tri) vite përvojë pune profesionale;
• të mos jetë në marrëdhënie pune në Kompanitë publike të licencuara nga Zyra e Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim.


Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:


• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 10 mars 2015, në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:


Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.


Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë,rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në
numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 147-264