Vende të lira pune

Për plotësimin e vendeve të punës:

Dokumenti i Aplikimit

Në bazë të Urdhëresës Administrative 2001/21, për zbatimin e Rregullores 2001/9 , Urdhëresës Administrative 2007/2, për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/36, për Shërbimin Civil të Kosovës, në kuadër të rekrutimit të stafit, Administrata e Kuvendit shpall:

                              KONKURS

Për plotësimin e këtyre vendeve të punës

1. Udhëheqës i Divizionit të Buxhetit dhe të Pagesave (AK/DB/01/07)

• Numri i pozitave: 1 /një/
• Angazhimi: I përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: B / 9

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e drejtorit të administratës kryen këto punë dhe detyra të punës:

• Mbikëqyr punën e Shërbimit të Buxhetit dhe të pagesave;
• Mbikëqyr përgatitjen dhe konsolidimin e propozimeve buxhetore dhe të ofertave buxhetore , raportit për buxhetin dhe shpenzimet për njësitë e Administratës së Kuvendit;
• Siguron që funksionimi i Njësisë së Buxhetit dhe të Arkës të jenë në përputhje me instruksionet financiare;
• Siguron që Shërbimi i Pagesave dhe i Buxhetit t’u përmbahet rregullave të Ligjit për menaxhimin e financave publike, planit buxhetor dhe shpenzimeve të njësive;
• Bashkëpunon me të gjitha njësitë e Administratës së Kuvendit lidhur me çështjet e pagesave dhe të buxhetit, si dhe iu përmbahet të gjitha procedurave që i referohen çështjes së pagesave dhe të buxhetit;

Kualifikimet e kërkuara:

• Diplomë fakulteti në njërën prej fushave përkatëse si : administrim , biznes, kontabilitet, financa ose ekonomi dhe gjashtë vjet përvojë pune në fushën e buxhetit / financave / kontabilitetit, shkathtësi të udhëheqjes, aftësi të mira analitike dhe njohuri të mira mbikëqyrjeje brenda personelit. Aftësi në ruajtjen fshehtësisë së punës;
• Njohuri në programet e kompjuterit ( Windows, Excel dhe Word). Preferohet njohuria për rregullat dhe procedurat e MEF-it .

Njohja e gjuhëve:

Është e domosdoshme njohja e njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës;
Njohja e gjuhës tjetër zyrtare është e preferuar;
Njohja e gjuhës angleze është përparësi.


2. Udhëheqës i Divizionit për Protokoll, Mbështetje të Deputetëve dhe Komunikim, (AK/DP/01/07)

• Numri i pozitave: 1 /një/
• Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: B / 9

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të sekretarit të Kuvendit, punonjësi do të shërbejë si zyrtar i lartë profesional në Kuvendin e Kosovës. Në këtë pozitë, punonjësi do të ketë detyra dhe përgjegjësi lidhur me aktivitetet e Divizionit sapo të themeluar për Protokoll, Mbështetje Deputetëve dhe Komunikim;
• Në përgjithësi, Divizioni për Protokoll, mbështetje për deputetë dhe komunikim, u ofron mbështetje shërbimeve profesionale, administrative, teknike dhe organeve tjera të Kuvendit dhe rreth shërbimeve tekniko -administrative për deputetët nën autoritetin e sekretarit të Kuvendit;
• Divizioni ka tre seksione kryesore dhe se Udhëheqësi i Divizionit mban përgjegjësi dhe përkujdeset për funksionim sa më efikas dhe më adekuat të këtyre seksioneve:

1. Seksionit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Protokoll;
2. Seksionit për Media dhe Marrëdhënie me Publikun dhe
3. Seksionit për Mbështetje të Deputetëve.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Të ketë të kryer fakultetin, drejtimi: Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Komunikim, Gazetari apo Shkenca Politike në njërin nga universitetet e njohura.

Përvoja:
Mundësisht të ketë pesë (5) vite përvojë profesionale në Komunikim, Protokoll apo Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe një përvojë e tillë konsiderohet si përparësi.

Aftësia gjuhësore:
Njohje e rrjedhshme e gjuhës shqipe, serbe dhe njohja e mirë e gjuhës angleze, e shoqëruar me aftësi të mira të hartimit. Njohja e ndonjërës nga gjuhët tjera zyrtare, që fliten në Institucionet e UE do të konsiderohet si përparësi.

Aftësitë tjera:
Kërkohet të ketë aftësi udhëheqëse dhe organizative, të jetë i hapur, të ketë mendim kreativ dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje:
• Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë, aftësi për të hartuar dokumente në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;
• Aftësi për të caktuar prioritete dhe detyra me një plan të punës, duke e përfshi edhe aftësinë për t’i bërë ballë zgjidhjes së kërkesave me afat të shkurtë;
• Aftësi të mira analitike dhe vizion politik, përfshirë këtu edhe aftësi për të vlerësuar informacione të ndryshme dhe njohuri gjithëpërfshirëse në ekspozim ndaj sistemit parlamentar dhe politik;
• Aftësi për të mbajtur një qëndrim profesional në situata të vështira dhe konfrontimi, dhe nën një presion të madh të kohës;
• Njohuri për punën e Kuvendit, të jetë i/e aftë të përballojë dhe organizojë punën , të jetë në gjendje të punojë me orar të lakueshëm;
• Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të bashkëvepruar në marrëdhëniet efektive dhe të harmonishme me kolegët dhe mbikëqyrësin;
• I aftë të punojë në mënyrë efektive në një mjedis të paanshëm, shumetnik dhe shumë-kulturor;
• Aftësi dhe përvojë në përdorimin e plotë të sistemit Word dhe atyre të automatizuara; aftësi në përdorimin e sistemeve kompjuterike dhe Software, Microsoft Word, Excel.


3. Zyrtar i lartë për legjislacion (DL/02/07)

• Numri i pozitave: 1 (Një)
• Angazhimi: I përhershëm me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: C / 8.5

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e përgjithshme administrative të udhëheqësit të Divizionit për Legjislacion, Standardizim, Hulumtim dhe Bibliotekë, zyrtari i lartë për legjislacion do të shërbejë si zyrtar profesional ligjor në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtari i lartë për legjislacion do të ketë detyra dhe përgjegjësi lidhur me aktivitetet ligjore të Njësisë për Hulumtim, Harmonizim dhe Draftim Legjislativ dhe do të ketë bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Njësinë për Standardizim dhe Njësinë për Mbështetje të Komisioneve Parlamentare. Ndër të tjera ai është përgjegjës për:

• Hartimin e shënimit preliminar tekniko-juridik për çdo projektligj të parashtruar nga Qeveria ose nga Kuvendi; ky shënim duhet t’i trajtojë të gjitha aspektet ligjore të harmonizimit të legjislacionit me acquis communautaire dhe të përshtatjes së tij me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë e që i ka ai projektligj;
• Sipas nevojes duhet të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve dhe t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me pajtueshmërinë me acquis communautaire dhe standardet ndërkombëtare të një projektligji; zhvendos propozimet teknike dhe juridike të përfshira në shënimin teknik në amendamente teknike; e mbështet stafin mbështetës të komisioneve në hartimin e amendamenteve dhe/apo harton amendamente teknike;
• Propozon korrigjime teknike për amendamentet e mbështetura nga komisioni dhe vazhdon punën edhe me kontrollin përfundimtar të tekstit pas votimit të tij në seancë plenare, duke u bazuar në pajtueshmërinë e projektligjit me acquis communautaire dhe me standardet ndërkombëtare që aplikohen në Kosovë;
• Dhënien e këshillave sekretarit, kryetarit dhe organeve të tjera të Kuvendit rreth çfarëdo çështjeje ligjore;
• Mbështet Njësinë e Bibliotekës, Hulumtimit dhe Arkivit në trajtimin e kërkesave për informim rreth standardeve evropiane dhe ndërkombëtare;
• Zhvillon bashkëveprime me Zyrën Ligjore të Kryeministrit me qëllim që të përmirësohet cilësia e projektligjeve të parashtruara;
• E mbështet udhëheqësin e Departamentit Ligjor rreth aktiviteteve të tjera lidhur me përpunimin e legjislacionit ose të aktiviteteve lidhur me punën e Departamentit Ligjor.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Të ketë të kryer fakultetin juridik. Titulli shkencor në të Drejtën Evropiane ose Ndërkombëtare nga një universitet i njohur do të konsiderohet përparësi.

Përvoja:
Të ketë deri në pesë (5) vjet përvojë profesionale në punët ligjore. Përvoja në hartimin e ligjeve konsiderohet si përparësi.

Aftësia gjuhësore:
Njohje e rrjedhshme e gjuhës shqipe, serbe dhe njohje e mirë e gjuhës angleze, e shoqëruar me aftësi të mira hartimi. Njohja e ndonjë gjuhe tjetër që flitet në institucionet e UE do të konsiderohet përparësi.

Aftësi të tjera:
Aftësitë udhëheqëse dhe organizative do të konsiderohen përparësi. Zyrtari duhet të jetë i hapur, të ketë mendim kreativ dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje. Aftësi dhe përvojë të plotë në sistemin e Wordit dhe ato të automatizuara; aftësi në sistemet kompjuterike dhe Software, Microsoft Word, Excel.


4. Zyrtar i lartë ligjor (DLP/01/07)

• Numri i pozitave:2 (Dy)
• Angazhimi: I përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli : C / 8

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Nën udhëheqjen e shefit të Divizionit për Çështje Plenare dhe Procedurale, zyrtarët e lartë ligjor kujdesen dhe angazhohen në krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave elektronik për regjistrimin e saktë të pranimit dhe të shpërndarjes së projektligjeve, amendamenteve të propozuara për projektligje, ligjeve, rregulloreve dhe urdhëresave administrative, dokumenteve të komisioneve parlamentare, mocioneve, pyetjeve për kryeministrin dhe ministrat, letërkëmbimin dhe materialet e tjera për Kuvendin;
• Kujdesen dhe angazhohen në krijimin, azhurnimin dhe shpërndarjen e materialeve të projektligjeve, amendamenteve të propozuara për projektligje, ligjeve, rregulloreve, amendamenteve të propozuara për projektligje, ligje dhe rregullore;
• Përgatisin dhe ia dërgojnë për miratim drejtorit të Departamentit për Çështje Juridike dhe Procedurale:
-Këshillat juridike e procedurale gojore dhe me shkrim, për çështjet që trajtohen në Kryesi;
-Ftesat dhe rendin e ditës për mbledhjet e Kryesisë;
-Procesverbalet e mbledhjeve të Kryesisë;
-Ftesat dhe rendin e ditës për seancat plenare;
-Procesverbalet e seancave plenare;
-Skenarin për t’i ndihmuar kryetarit të Kuvendit gjatë udhëheqjes së seancave plenare. Kryejnë edhe punë tjera nga fushëveprimi i çështjeve plenare dhe procedurale.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Diplomë fakulteti në fushën e drejtësisë ose master i drejtësisë, si dhe njohje të së drejtës evropiane.

Përvoja:
Mundësisht të ketë 5 (pesë) vjet përvojë profesionale për legjislacion. Përvoja në hartimin e ligjeve merret si përparësi.

Aftësitë gjuhësore:
Njohje e rrjedhshme e gjuhës shqipe, serbe dhe njohje e mirë e gjuhës angleze, të shoqëruara me aftësi të mira të hartimit. Njohja e ndonjë gjuhë tjetër që flitet në institucionet e UE do të konsiderohet përparësi.


5. Zyrtar ligjor (DL/03/07)

• Numri i pozitave: 6 (Gjashtë)
• Angazhimi: I përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: C / 8

Detyrat dhe përgjegjësitë:


Nën mbikëqyrjen e përgjithshme administrative të udhëheqësit të Divizionit për Mbështetje të komisioneve, zyrtari ligjor shërben si nëpunës profesional ligjor në Kuvendin e Kosovës. Zyrtari ligjor është përgjegjës:
• Për mbështetjen ligjore dhe procedurale të komisioneve parlamentare, përfshirë këtu edhe përgatitjen e raporteve me rekomandimeve për legjislacionin e propozuar, si dhe çështjet e trajtuara;
• Për dhënien e këshillave gojore ligjore dhe procedurale, si dhe këshillave dhe mendimeve me shkrim për komisionet parlamentare e që kanë të bëjnë me çështjet ligjore, legjislative ose procedurale lidhur me punën e komisioneve parlamentare;
• Organizimin e konsultave dhe ofrimin e ndihmës së drejtpërdrejt në përpunimin e legjislacionit të propozuar dhe të amendamenteve të bëra në projektligj ose legjislacion të propozuar;
• Sigurimin e mbështetjes së mjaftueshme për përgatitjen e agjendës dhe të planit të punës për komisionin;
• Mbështetjen e komisionit me këshilla profesionale dhe teknike, për kryesimin e mbledhjeve të komisionit;
• Për përgatitjen e draftimit të parë të radhitjes së amendamenteve në projektligje që u dërgohen deputetëve për shqyrtim në leximin e dytë /me sinops/;
• Për përgatitjen e procesverbalit dhe të shënimeve të tjera nga mbledhja e komisionit.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Diplomë fakulteti në fushën e drejtësisë ose master i drejtësisë, si dhe njohja e të Drejtës Evropiane.

Aftësia gjuhësore:
Njohje e rrjedhshme e gjuhës shqipe, serbe dhe njohje e mirë e gjuhës angleze, të shoqëruara me aftësi të mira të hartimit. Njohja e ndonjë gjuhe tjetër që flitet në institucionet e UE, do të konsiderohet përparësi.


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit të Kosovës ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e punësimit të drejtë e të gjitha komuniteteve të Kosovës është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit të Kosovës.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit dhe intervistimit ( bashkëbisedimit).

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.


PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Web faqja e Kuvendit të Kosovës (htpp://www.assembly-kosova.org) ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë ( rruga `` Nëna Terezë`` p.n) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .N -217, kati II. Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10493.

Afati për konkurrim është prej 15 gusht deri më 29 gusht 2007 , në orën 17:00.