Vende të lira pune

Për emërimin e 1 (një) anëtari të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, të minoritetit serb, me orar të plotë të punës.

Dokumenti i Aplikimit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës rishpall

KONKURS

Për emërimin e 1 (një) anëtari të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës,  të minoritetit serb, me orar të plotë të punës.

Aplikantët duhet të jenë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës ose të jenë duke e pritur kërkesën për regjistrim civil.


Funksionet e Këshillit


Funksionet kryesore të Këshillit janë përcaktuar në nenin 10 të Rregullores nr. 2008/12, si vijon:

Shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave kundër vendimeve të autoriteteve punëdhënëse të Shërbimit Civil.
Përcaktimin, nëse emërimet e shërbyesve civilë në nivel të udhëheqësve të departamenteve janë bërë në pajtim me parimet udhëheqëse të Shërbimit Civil të përcaktuara në Seksionin nr. 2.1 të kësaj rregulloreje.
Paraqitjen e një vlerësimi vjetor për përputhjen e veprimeve të autoriteteve punëdhënëse me parimet udhëheqëse dhe
Paraqitjen e një raporti vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përgjegjësitë

Varësisht nga ndarja e brendshme e detyrave, në mënyrë proporcionale, me të gjithë anëtarët e KPMK-së, nga anëtari pritet t’i përmbushë detyrat e punës që dalin nga autorizimet dhe nga funksionet e përmendura më sipër.
Anëtarët e KPMK-së, do ta drejtojnë dhe do ta mbikëqyrin bashkërisht punën e Sekretariatit të Këshillit. Ata mund të kryejnë edhe detyra të tjera lidhur me funksionet kryesore të tyre, siç është edhe kontributi për komunikimin sipas parimeve udhëheqëse të Shërbimit Civil.

Paga

Pagesa mujore për anëtarët e KPMK-së, është në nivelin e pagesës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

 
Kualifikimet e kërkuara:


Arsimimi

Aplikantët duhet të kenë diplomë universiteti të lëmit të drejtësisë, të administratës  publike, të menaxhimit, të ekonomisë etj.
Njohuria për burime njerëzore, është esenciale
Aplikantët duhet të kenë kualifikime profesionale - njohuri për ligjet në Kosovë.

 
Përvoja

Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në Shërbimin Civil të Kosovës, në menaxhim të nivelit të lartë ose në punët juridike/gjyqësore.

 
Aftësia gjuhësore
Aplikantët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim, të paktën në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Gjuha angleze do të jetë përparësi.

 
Aftësi të tjera

Të kenë integritet dhe angazhim personal, drejt parimeve të meritës,  jodiskriminimit dhe gjithëpërfshirës.


PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org) ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë”, p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshmitë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë``, p. n.), me postë ose në Zyrën e Personelit nr. N - 217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.

 

Afati i konkurrimit është prej 14 maj, deri më  3 qershor   2009, deri në orën 16:00.