Vende të lira pune

K O N K U R S

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall


K O N K U R S

Për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media


Përgjegjësitë dhe kompetencat

Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së, që drejtpërdrejt i
nënshtrohen vendimit, sa i përket:

• Dhënies, refuzimit, mosripërtërirjes ose revokimit të lejes transmetuese;
• Vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
• Shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme, që mbështeten në aktet nënligjore;
• Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.


Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t'i plotësojnë këto kushte:

• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Kosovë;
• Të kenë së paku diplomë universiteti në fushën e drejtësisë;
• Të kenë provimin e dhënë të jurisprudencës;
• Të kenë minimum 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështjeve gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative;
• Të jenë figura eminente, me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri e integritet, përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë;
• Të mos kenë pengesa në kuptim të nenit 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat 3 (tre) vjet dhe mund të rizgjidhen vetëm edhe për një mandat tjetër.

 


Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës.


Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 10 nëntor 2017, deri në orën 16.00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë, në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr.), ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune, deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0 38) 211-182 dhe( 0 44) 567-041.