Vende të lira pune

SHPALLJE

Dokumenti i Aplikimit

SHPALLJE

Për emërim të përkohshëm:

Pozita: Asistent/e, administrative
Paga mujore : Ekuivalent me koeficientin E/6
Kohëzgjatja: Emërim me kohë të caktuar (10.1.2017 -30.5.2017) - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"
Mbikëqyrësi: Zyrtari i lartë për marrëdhënie ndërkombëtare shumëpalëshe
- Koordinator i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Zyrtarit të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare shumëpalëshe asistenti/ja administrative, është përgjegjës për:

- menaxhimin e kërkesave administrative dhe protokollare;
- mbajtjen e evidencës për kërkesat, informatat e pranuara, takimet, mbledhjet, menaxhim të korrespodencës, dhe në kohë, njofton koordinatorin e njësisë;
- ndihmon pajisjen me viza të deputetëve dhe stafit të administratës;
- organizon dhe arkivon dokumentet, që lidhen me çështjet konsullore;
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Shkollimi i nivelit bachellor dhe trajnime të specializuara në fushën përkatëse dhe përvojë
relevante, së paku 2 (dy) vjet.
- Përvojë pune në çështjet tekniko-administrative.

Shkathtësitë:

- i/e aftë për të komunikuar mirë me shkrim dhe në të folur në gjuhët zyrtare dhe anglisht;
- aftësinë e dëshmuar për hartimin e raporteve dhe për korrespondencë;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë, do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar, me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për paraqitje është deri më 30.12.2016, në orën 16:00.