Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

KONKURS

Për plotësimin e këtyre pozitave:


1.Pozita: Analist i lartë i buxhetit ( zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare)
Referenca : DHBA-01/11-16
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 2(dy)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë

Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për Hulumtime Bibliotekë dhe Arkiv, zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare:
- Përgatitë me shkrim analiza, për të gjitha dokumentet e parapara në fushëveprimin e Njësisë, dhe arsyeton punën/rezultatet e analizës në mbledhjen e komisionit, sipas kërkesës, për dokumentet si vijon: KASH-it, Projektbuxhetin e shtetit, Raportet periodike dhe vjetore të shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe raportet e tjera të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Mbështet Drejtorinë e Buxhetit dhe Pagesave, për përgatitjen e deklaratës së ndikimit buxhetor dhe financiar për aktet e hartuara nga Kuvendi, Mbështet Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në analizimin e Raportit të Përgjithshëm të Auditimit,
- Përgatitë analiza dhe përshkrime të shkurtra, të propozimeve të buxhetit dhe koncepteve të tij;
- Përgatit analiza të ndikimit të politikave të propozuara;
- Përgatit analiza të shpenzimeve të viteve të kaluara dhe të arriturat (matja e performancës dhe evoluimit);
- Përgatitë analiza krahasimtare në mes vitit aktual dhe viteve të kaluara buxhetore për institucionet dhe agjencitë bazuar në të dhënat kryesore;
- Përgatitë analiza të politikave fiskale, të tilla si vlerësimin e ndikimit të ndryshimeve të tatimeve të propozuara për zhvillimin ekonomik, ose matjen e ndikimit shpërndarës të llojeve të ndryshme të tatimeve të propozuara;
- Përgatitë analiza mbi shkurtimet potenciale në buxhet që afektojnë buxhetin individual/aktivitetet e ministrive të linjës apo organizatave të tjera buxhetore;
- Sipas kërkesës së komisioneve parlamentare, zyrtari përgjegjës i Njësisë, arsyeton me gojë analizën e përgatitur në mbledhje të Komisionit;

- Kryerjen e punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Drejtorisë dhe sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë - Ekonomist i diplomuar/master i ekonomisë,
• Përvojë profesionale, së paku 3 vjet, në lëmin ekonomiko-financiar dhe të
procedurave buxhetore.
Shkathtësitë:
• Të ketë njohuri për funksionimin e financave publike;
• Të ketë njohuri për funksionimin e sistemit Kushtetues të Kosovës, legjislacionin në fuqi;
• Të ketë njohuri të programeve për buxhetim dhe raporteve financiare;
• Të ketë njohuri të mira në përgatitjen me shkrim të analizave profesionale buxhetore dhe financiare;
• Njohja e gjuhës angleze është përparësi.


2. Pozita: Zyrtar për Lekturim ( Lektor për gjuhën serbe )
Referenca : DSHGJ-01/11-16
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:

• Lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe;
• lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij;
• lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe;
• lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi;
• strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe;
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë serbe;
- Përvojë profesionale së paku 3 vjet në lëmin e lekturës.
Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
- njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe të saktë,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme dhe njohuri të mira pune me programet kompjuterike.


3. Pozita: Zyrtar ligjor 2
(Zyrtar ligjor për mbështetje Kryesisë së Kuvendit dhe Seancës plenare)
Referenca: DÇLP-01/11-16
Koeficienti: D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për Çështje Plenare dhe Procedurale, zyrtari ligjor për mbështetje Kryesisë së Kuvendit dhe Seancës plenare, është përgjegjës për:

- Zbatimin e detyrave në funksion të punës së përgatitjes të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit dhe Seancës plenare,
- Evidentimin e shkresave, që procedohen përmes Njësisë për Propozime dhe Parashtresa, për të përgatitur Listën e çështjeve në pritje për procedim në Kryesinë e Kuvendit dhe në seancë plenare,
- Ofrimin e mbështetjes administrative gjatë mbajtjes së mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit dhe seancës plenare dhe të ndihmojë në mbarëvajtjen e punimeve të seancës,
- Mirëmbajtjen e Regjistrit të debateve parlamentare, të Deklaratave, të Rezolutave, të Interpelancave dhe të pyetjeve parlamentare, për përgjigjen e ministrave me gojë dhe me shkrim, në pyetjet e parashtruara nga ana e deputetëve,
- Paraqitjen pas çdo seance plenare agjendën e seancës së zhvilluar, duke shënuar për çdo pikë të rendit të ditës "miratim", "jo miratim" apo "shtyrje", rezultatet e votimit, si dhe listën e deputetëve që kanë diskutuar për çështje që janë shqyrtuar në seancë plenare,
- Mbajtjen dhe përditësimin e përbërjes së komisioneve parlamentare, të grupeve parlamentare, të Kryesisë së Kuvendit, përbërjen e koalicionit të mazhoritar, opozitar dhe të deputetëve pa grup parlamentar,
- Procedimin e pyetjeve të deputetëve, që nuk kanë marrë përgjigje në dy seanca plenare, për publikim në Buletinin e Kuvendit dhe në ueb faqen e Kuvendit,
Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i kësaj njësie, sipas kërkesës së drejtorit të Drejtorisë.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - së paku Jurist i diplomuar/Master në drejtësi,
- Përvojë profesionale së paku 2 vjet, në dhënien e këshillave juridike.
Shkathtësitë:
- Shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- Shkathtësi për të hartuar dokumente;
- Shkathtësi për të punuar në baza neutrale dhe të paanshme;
- Njohja programeve të MS Office;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.


4. Pozita: Zyrtar për arkiv
Referenca: DHBA-02/11-16
Koeficienti: D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, zyrtari për arkiv, është përgjigjes për:

• menaxhimin, sistemimin, ruajtjen, klasifikimin, dhe arkivimin e lëndës arkivore, në pajtim më Ligjin për arkivat, Ligjin për arkivimin e lëndës arkivore, aktet nënligjore,
• bashkëpunim të ngushtë më të gjitha njësitë në kuadër të Kuvendit,
• ofron kopjet e dokumenteve arkivore më kërkesë të organeve të Kuvendit, si dhe në pajtim të plotë më Ligjin për qasje në dokumentet zyrtare,
• mirëmban librin arkivor, në pajtim me aktet ligjore,
• regjistrimin e çdo kërkesë për qasje në lëndën arkivore,
• arkivimin e gjithë materialit arkivor që prodhohet nga trupat punuese të Kuvendit,
• bashkëpunon me Agjencinë e Arkivave të Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti katër vjeçar/master në shkenca shoqërore
- përvojë profesionale në arkiv së paku 2 vjet,
- eksperiencë pune në menaxhimin, sistematizimin, klasifikimin, dhe arkivimin e lëndës arkivore.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit më shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e lëndës arkivore,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime,
- aftësi për të punuar në baza tërësisht neutrale dhe të paanshme politike,
- njohuri të mira pune më programet kompjuterike,
- aftësi për të hartuar informatë, njoftime, ftesa, shkresa, etj,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.


5. Pozita: Zyrtar për regjistrim audiovizuel
Referenca: DTI-01/11-16
Koeficienti: D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit për audio/ video dhe sistemin elektronik të votimit (SEV)-Koordinatori i Njësisë , zyrtari për përkrahje të sistemit audio /video dhe sistemit të votimit elektronik është përgjegjës për:
• sistemin e zërimit, mirëmbajtjen e pajisjeve të zërimit dhe sistemit të votimit elektronik,
• manipulim (harduerik dhe softuerik) me pajisjet për komandim të mikrofonave dhe altoparlantëve,
• manipulim me zmadhuesit,
• sistemin audio/video dhe manipulim (harduerik dhe softuerik) me pajisjet për audio/video,
• kontrollimin e kamerave, projektorëve dhe videorekordërve,
• regjistrimin e audios së seancave plenare dhe krijimi i arkivit audio të seancave plenare,
• përgatitjen e CD-ve për nxjerrjen e transkriptit,
• regjistrimin audio/video të seancave plenare dhe krijimi i arkivit digjital,
• manipulim me miksetë,
• përgatitjen e sinjalit për transmetim të drejtpërdrejtë të punës së seancave plenare,
• realizimi i lidhjes me Linkun e RTK-së për transmetim të seancave plenare,
• mirëmbajtjen e pajisjeve të zërimit në nivelin e parë,
• personalizimin e kartelave për përdorim të sistemit të votimit elektronik,
• mirëmbajtja dhe përditësimi i bazës së të dhënave të deputetëve,
• përditësimin e informacioneve për amendamentimin e projektligjeve,
• administrimin e aplikacionit të votimit elektronik dhe shtypjen e raporteve të votimit,
• manipulim me pajisjet (aparaturat dhe PC-të),
• mirëmbajtja e pajisjeve,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit,

Kualifikimi dhe përvoja:
- diplomë fakulteti ose ekuivalente në lëmin e informatikës dhe në sistemeve audio / video,
- së paku 2 vjet përvojë pune në sisteme të audio / video dhe TI-së,
- përvojë në kompjuterizim të zyrës, në përpunimin e të dhënave dhe në punë me
mikrokompjuter dhe në përdorimin në mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterëve dhe
të harduerit.

Shkathtësitë:
- shkathtësi të mira të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- shkathtësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të MS Windows, MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, MS Access,
- njohja e gjuhës angleze.

6. Pozita: Operator teknik (Operator/ Daktilograf)
Referenca : DÇLP- 02/6-16
Koeficienti : E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, operatori/daktilografi, është përgjegjës për:

• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të Seancës plenare të Kuvendit,
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të dëgjimeve publike,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:

• Diplomë niveli baçelor ose shkolla e lartë,
• Së paku 2 vite përvojë pune në profesion
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të shtypur dokumente, në mënyre të profesionale,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
shkathëti të mira për punë ekipore,
- njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.
-
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.


PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 218, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 30.11.2016, deri më 14.12.2016, deri në orën 16:00.