Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

KONKURS

Për plotësimin e pozitës:


1.Pozita: Zyrtar për transport ( shofer / asistent teknik)
Referenca: DSHT-01/11-16
Koeficienti: E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të njësisë, shoferi është përgjegjës për:
• Drejtimin e automjeteve të Kuvendit,
• shpërndarjen dhe mbledhjen e postës, të dokumenteve dhe të sendeve të tjera,
• pritjen e zyrtarëve/personelit të Kuvendit në aeroport, lehtëson formalitetet e udhëtimeve,
• mirëmbajtjen e automjeteve me të cilat është i ngarkuar apo për momentin e vozitë, kontrollon vajin, ujin, akumulatorin, frenat, gomat etj. Kryen riparime të vogla, merr masa për riparime të tjera dhe kujdeset që automjeti të mbahet i pastër,
• regjistrimin e udhëtimeve, kilometrazhit ditor, shpenzimeve te karburantit, si dhe gjatë marrjes së derivateve të shënojë kilometrat e automjetit në pompë,
• ndërmarrjen e masave të nevojshme në pajtim me rregullat përkatëse në rastet e involvimit në aksident,
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet dhe përvoja:
• Shkolla e mesme ose përvoja e barasvlershme e punës, patentë shoferi i kategorisë B dhe C, kategoria D është përparësi,
• Njohja e rregullave të komunikacionit, të jetë në gjendje të bëjë riparime të vogla, të ketë sjellje të mira,
• Së paku 3 vjet përvojë pune si shofer.

Shkathtësitë:
- Shkathtësi për komunikim në gjuhët zyrtare,
- Aftësi organizative në lëmin e transportit dhe njohuri praktike për riparime të vogla automekanike,
- njohuri të punës me kompjuter,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.

 


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10493 dhe 038 200 10494.
Afati për konkurrim është prej 17.11.2016, deri më 01.12.2016, në orën 16:00.