Arkivi

Periudha e pestë Legjislative (17.07.2014 - 10.05.2017)

Kadri Veseli

Kadri  Veseli

Funksionet në Kuvendin e Kosovës

    Grupi parlamentar

  • PDK

Partia

  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake

  • Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
    Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

  • Z. Veseli u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Dhjetor të vitit 2014, dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Maj të vitit 2016. Para zgjedhjes së tij si nënkryetar i PDK-së, në Janar të vitit 2013, Z. Veseli për pothuajse një dekadë, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, kontribuoi në fushën e sigurisë, ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovën e pasluftës. Ai, gjithashtu, ishte një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë, ka mbështetur në mënyrë aktive procesin e paqes në Rambuje. Në këtë proces, Z. Veseli, ka shërbyer si Këshilltar i jashtëm në Delegacionin e Kosovës. Z. Veseli ishte një nga udhëheqësit e rinj të Lëvizjeve studentore, gjatë viteve 1988 - 1990, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë, dhe për njohjen e të drejtës për pavarësi. Z. Kadri Veseli, aktualisht, është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni. Ai dhe gruaja e tij Violeta, janë prindër krenarë të katër fëmijëve - tre djem dhe një vajzë.

  •