Lajmet e fundit

Veseli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani

E Premte, 20.09.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjarët e gazetares Ardita Sylejmani, stafin e RTK-së dhe gjithë komunitetin e gazetarëve, me rastin e vdekjes së gazetares së njohur të televizionit publik.

"I hidhur ishte lajmi për vdekjen e gazetares Ardita Sylejmani.

Ikja e saj kaq e hershme, përveç dhembjes së madhe në familje dhe te kolegët e saj, lë një boshllëk të madh edhe në gazetarinë televizive të Kosovës.

Puna e saj do të të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja të gazetarëve, ndërsa figura e saj shëmbëlltyrë e një gazetareje profesioniste, e një nëne dhe gruaje të përkushtuar.

Ngushëllime familjes dhe kolegëve të saj", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.

 

Veseli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani